Iggy Azalea postoi së fundi në Instagram Stories për të treguar për ndarjen e saj nga i dashuri Playboi Carti.
Dy yjet e hip-hopit janë lidhur që nga shtatori i vitit të kaluar, por në një postim të sinqertë para fundjavës ylli i hitit Fancy zbuloi: “Jam beqare”.
Menjëherë pas kësaj, ylli u kthye në platformë për t’u kërkuar falje fansave, duke e pranuar se “i vjen keq” për postimin “impulsiv” dhe insistoi: “Më vjen keq që kam bërë diçka publike që duhet të mbetet gjithmonë mes tij dhe meje pa marrë parasysh të gjitha”.
“Nuk është karakteri im që gjërat që i kaloj në jetën time private t’i bëj publike në internet me qëllim që bota t’i komentojë”, shkroi ajo. “E vërteta është se unë e dua shumë Jordan (emri i vërtetë i Carti është Terrell Carter), gjithmonë do ta dua – më shumë nga sa mund ta dini ndonjëherë. Kjo është e tëra që bota duhet ndonjëherë të dëgjojë.”
Ndarja vjen vetëm disa muaj pasi që Iggy nxiti thashetheme që sugjeronin se ajo ishte fejuar fshehurazi me Carti, duke e treguar unazën e saj të re me diamante në internet, unazë kjo në të cilën ishte një gur qendror në formë jastëku i rrethuar me diamante më të vogla, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, unaza u raportua se u vodh kur çiftit iu plaçkitën mbi 350.000 dollarë stoli javën e kaluar – ku janë vjedhur orë, zinxhirë, unaza dhe byzylykë të shtrenjtë. Asnjëri nuk ka folur më shumë për ndarjen.