Ata kanë një histori të gjatë dashurie prej 16 vitesh. Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Class.
Atletja ka sjellë në jetë dy binjakë; një djalë dhe një vajzë. Çifti i ka pagëzuar vogëlushët e tyre me emrin, Nicholas dhe Lucy.
Në fakt ardhja në jetë e fëmijëve të këngëtarit është një surprizë, pasi ata e kanë mbajtur sekret shtatzëninë e Anna-s.
Ata janë përpjekur që këtë periudhë të bukur në jetën e tyre, ta mbajnë larg vëmendjes së mediave. Dhe në fakt ia kanë arritur…pasi lindja e dy binjakëve është një surprizë.