Sulmuesi Kelechi Iheanacho do të jetë edhe për disa vite pjesë e skuadrës nga Premier League, Leicester City.
Iheanacho të shtunën ka firmosur kontratë të re, që do ta mbajë atë te Leicester City deri në verën e vitit 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi anglez në sajtin zyrtar.
“Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e klubit deri në vitin 2024. Është nder për mua dhe shpresoj që ta ndihmoj klubin në arritjen e objektivave”, ka thënë Iheanacho.
Nigeriani 24-vjeçar është pjesë e Leicesterit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Manchester City. Këtë edicion, Iheanacho ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Leicesterit.