Katër të vdekur nga shpërthimi në Leicester

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 08:59 | Nga

Katër persona kanë ndërruar jetë pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Leicester të Anglisë.

Policia e Leicestershire ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident në Hinckley Road.

Përveç të vdekurve katër persona të tjerë janë të shtuar në spital – njëri prej tyre me lëndime serioze, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Shpërthimi i mbrëmshëm, ka njoftuar policia, nuk lidhet me terrorizmin dhe ka ndodhur në një ndërtesë të dyqaneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme