IHK: Nuk ka tejkalim të ndotjes së ajrit

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 09:39 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) njofton se ditëve të fundit nuk ka tejkalim i normave të ndotjes së ajrit.

“Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10“, thuhet në njoftim.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar më 18.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 15.7µg/m3.

Ndërsa përqendrime të ulëta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 13.2µg/m3.

ajri

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme