Daria Bilodid vlerësohet prej yjeve më të mëdha të xhudos. Ukrainasja 20-vjeçare ka dy tituj të botës dhe dy të Evropës në kategorinë deri 48 kilogramë.
Shtatlartja Bilodid, ndër të tjera, ka fituar dy duelet e zhvilluara ndaj kosovares Distria Krasniqi. Distria, 25-vjeçare, nuk ka tituj të botës e të Evropës, por e ka një të bronztë botërore dhe dy medalje evropiane, një të argjendtë e një të bronztë.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos përmes një shkrimi për “rrugën drejt Tokios” ka vlerësuar se Distria tashmë qëndron më lart se Bilodid. Në fakt Distria Krasniqi është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Bilodid e dyta. Por IJF-ja vlerëson se edhe me nivel aktualisht Distria është më lart.
“Daria Bilodid ka një problem. Ukrainasja nuk po duket më njëjtë, pasi përveç kontingjentit të përhershëm efektiv japonez është paraqitur edhe figura e Distria Krasniqit. Ajo nuk është e panjohur, është 25 vjeçe dhe me një thes me medalje”, ka shkruar IJF-ja në analizën e saj.
“Çka ndodhi? Krasniqi ka ndryshuar dimensionin dhe tashmë më shumë fiton turne se që humb, që është e kundërta e asaj që ndodh me Bilodidin. Bilodid ka fituar të bronztën në Budapest e Doha, që shpjegon lotët e saj. Ne e dimë se ajo qan kur dështon. Për këtë arsye një përballje e mundshme në Tel- Aviv midis dy të parave në ranglistën botërore do të vinte bazën e asaj që mund të ndodhë në Tokio”, shkruan tutje IJF-ja.
Në Tel-Aviv të Izraelit mbahet gara e ardhshme e xhudos. Prej 18 deri më 20 shkurt është Grand Slami i Tel-Avivit. Ka gjasë që nuk do të paraqitet në Tel-Aviv as Distria e as Bilodid, që ka shumë famë në Ukrainë, por edhe në vende të tjera.
Bilodid fillimisht e kishte mposhtur Distrinë më 27 korrik të vitit 2018 në 1/8 e finales së Grand Prix të Zagrebit. Menjëherë më 20 shtator 2018, Distria kishte humbur nga ukrainasja edhe në Botërorin në Baku. Më nuk janë përballur. Por Distria ka mbi një vit që është e pandalshme. Ka pësuar vetëm një herë.
“Në Masters kam dëshmuar që jam e përgatitur dhe e gatshme për këtë vit olimpik. Ishin garueset e njëjta që do të jenë në Lojërat Olimpike dhe e arta më ka dhënë motiv për të dëshmuar që jam pretenduese për medalje olimpike dhe që jam ndër më të mirat në kategori”, ka thënë Krasniqi për KOHËN. Mastersi ishte mbajtur në Doha javë më parë dhe Distria kishte shkëlqyer.
Për kategorinë deri 52 kilogramë, IJF-ja ka shkruar se pos Majlinda Kelmendit dhe Uta Abes konkurrente e fortë është edhe francezja Amandine Buchard.
Ndërsa për kategorinë deri 57 kilogramë IJF-ja ka vlerësuar se Nora Gjakova së bashku me kanadezet Jessica Klimkait e Christa Deguchi dhe japonezen Yoshida Tsukasa janë kryesoret.
“Këto katër xhudiste kanë një mal me medalje dhe njohin njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer, pasi shpesh takohen në gjysmëfinale, finale dhe luftëra për vend të tretë. Mund të jetë vetëm një kanadeze në Tokio në Lojërat Olimpike”, ka shkruar IJF-