Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, raporton Ekonomia Online.
Arrita Rrezniqi, hulumtuese në IKD, deklaroi se nga analiza e raportit gjykatat nuk kanë zbatuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit si dhe nuk i kanë qëndruar afër viktimave.
IKD-ja ka analizuar 370 aktgjykime nga gjykatat, 185 prej tyre të vitit 2018. Nga analiza është vërtetuar se 50 për qind e rasteve nuk është zbatuar Ligji për Kompensimin e Viktimave.
“Ka mos zbateshmëri për kompensimin e viktimave të krimit nga gjykatat. Ne kemi analizuar 370 aktgjykime dënuese. 185 aktgjykime të vitit 2018 dhe 165 prej gjykatave të shkallës së parë.
“Deri në vitin 2015 nuk ka pasur rregullim ligjor të duhur që ofron bazën ligjore për kompensimin e viktimave të krimit duke lënë hapësira dhe duke mundësuar shamangien e akterëve kompetent nga përgjegjësia. Ligji për Kompensimin Viktimave të Krimit është rregulluar vetëm përgjithësisht dhe jo mjaftueshëm”, tha ajo.
“Pesë kategori primare të veprave penale, viktimat e të cilave kanë të drejtë të përfitojnë nga ky ligj janë Vrasja, dhunimi, trafikimi njerëzor, keqpërdorimi seksual i fëmijëve dhe dhuna në familje”
Rrezniqi theksoi se 15 kërkesa nga vitet e kaluara janë ende duke u trajtuar në gjykata për kompensimin e viktimat e krimit kurse 20 kërkesa janë refuzuar.
IKD-ja paraqiti edhe skemën financiare të viktimave të krimit, ku gjyqtarët i kanë obliguar viktimat të paguajnë taksë.
“50 kërkesa janë bërë gjithsej në gjykata, 20 janë refuzuar, 15 nuk janë aprovuar 15 prej tyre duke u trajtuar ende dhe 7 kërkesa kanë ardhur në vitin 2020 dhe dy lëndë nga Gjykata”.
“Programi për kompensimin e viktimave të krimit përbën një lloj skeme për financimin e viktimave të krimit. Gjyqtarët i kanë obliguar te akuzuari të paguajnë taksat për kompensimin e viktimave, për veprat penale që gjykohen nga Departamenti i gjykatës Themelore shumë prej 30 euro dhe shuma prej 50 euro për veprat që gjykohen në departamentin e krimeve të rënda”, shtoi Rrezniqi.
Me tej, IKD njoftoi se KGJK nuk ka pasur fare të hyra në vitin 2015/2016.
“50 për qind të rasteve nuk është zbatuar ky ligj. Lidhur me të hyrat e pranuara nga KGJK si rrjedhoj e taksës për kompensimin e viktimave rezulton se në vitin 2015-2016 nuk ka fare të hyra kurse në vitin 2017 janë grumbulluar 1.620 euro”, tha ajo.
Hulumtuesi në IKD-së, Leotrim Gashi, potencoi se edhe në Gjykatën e Apelit zbatushmëria e ligjit është zero.
Nga IKD-ja thonë se pavarësisht shkeljeve asnjë procedurë nuk iu është bërë gjyqtarëve për mos respektim të ligjit.
“Zbatushmeria e ligjit në Gjykatën e Apelit është zero. përpos rasteve të cilat kanë vërtetuar se është zbatuar taksa kemi pasur edhe raste kur është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore. Viktimat e krimit në bazë të këtij ligji Kosova ka synuar të qëndroj afër për shkurtimin e procedurës”.
“Kodi buxhetor që është bërë nga KGJK është bërë rreth vitit 2018. Nuk ka pasur asnjë procedurë gjyqësore për gjyqtarët për mos respektim të ligjit”, tha ai.
IKD-ja ka shpalosur rekomandimet se duhet të veprojë KGjK-ja dhe Ministria e Drejtësisë lidhur me këto raste.
“Gjyqtarët duhet të zbatojnë në mënyrë te plote ligjin. Kryetarët e gjykatave të bëjnë takime për rritjen e buxhetit dhe të organizojnë takime me gjyqtarët e çështjeve penale. KGjK-ja të merr hapa konkret në rritjen e të hyrave buxhetore. Ministria e Drejtësisë të bëjë plotësim ndryshim të ligjit”.