IKD: Gjyqtarët e Supremes përfitues të “mëdhenj”, ushtrojnë më shumë se një pozitë

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar raportin “Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Lavdim Bajraktari nga IKD-ja tha se bazuar në ligjet në fuqi gjyqtarët e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nuk mund të ushtrojnë çfarëdo lloj veprimtarie që ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit.

“… marr parasysh natyrën e punës të njëjtit gjyqtarë nuk mund të ushtrojnë çfarëdo lloj veprimtarie që ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit. Sa i përket standardeve vendore Kushtetua është më strikte”.

“Gjyqtarët e Supremes kanë vazhduar në funksione të tjera. Sa i përket standardeve ligjore kemi ligjin e gjykatave. Gjyqtari mund të angazhohet në veprimtari jashtë orarit të punë”.

Sipas tij, edhe pse e kanë pasur të ndaluar këta gjyqtarë kanë vazhduar të ushtrojnë më shumë funksione, madje sipas IKD-së, tha ai ka edhe gjyqtarë më aktakuza.

“Këta gjyqtarë kanë vazhduar edhe më shumë të ushtrojnë funksione edhe pse e kanë pasur të ndaluar. Nëse marrim prapë ligji përcakton se një gjyqtar detyre parësore duhet puna në PZAP, ku gjatë zgjedhjeve kanë marrë 6 000 euro. Të ardhurat duhet të deklarohen sipas shumës nga kanë ardhur. Poashtu kemi hasur edhe në gjyqtar me aktakuza të ngritura”.

Përderisa Ylli Zekaj, tha se Gjykata Supreme ka vazhduar me avancime të pabazuar, raporton EO.

Ai madje ka rekomanduar që Këshilli Gjyqësor të sigurojë që që gjyqtarët të mos marrin paga shtesë gjatë orarit të punës.

“Këshilli Gjyqësor rekomandohet të zbatoj ligjin dhe të sigurohet që gjyqtarët të mos marrin paga shtesë gjatë orarit të punës”.

“IKD-ja i rekomandon Këshillit Gjyqësor se nëse është e rëndësishme të inkuadrohet në institucione të tjera të mos paguhen shtesë. Poashtu i rekomandon të iniciojë procedura ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin”.

Të ngjashme