IKD: Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial po e shkelin ligjin

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 12:12 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur një konferencë për media ku ka publikuar raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për gjashtëmujorin e parë 2016: “Efikasiteti, Llogaridhënia dhe Integriteti i Sistemit Gjyqësor dhe Sistemit Prokuro-rial.

Ehat Miftaraj, hulumtues në IKD, tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial vazhdojnë të përballen me mungesë të efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Gjatë monitorimit, është gjetur se KGJK dhe KPK gjatë miratimit të legjislacionit sekondar që derivon nga pakoja e ligjeve të gjyqësorit kanë devijuar duke miratuar kështu rregulla dhe vendime në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Miftaraj.

Miftaraj më tej tha se këto gjëra po e dëmtojnë sistemin e drejtësisë, dhe se për gjashtë muaj nga mbledhjet e këtyre Këshillave disa anëtarë nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme.

Ndërsa, Arbelina Dedushaj, hulumtuese në IKD, ka rekomanduar Këshillin Gjyqësor që të formojë degë të reja.

Diana Berisha, po ashtu hulumtuese, foli për rekomandimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës që të raportohet para publikut çdo gjashtë muaj.

 

ikd

Të ngjashme