Leotrim Gashi, hulumtues në IKD, ka thënë që në shumicën e raporteve të bëra nga ky Institut, sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor kanë dështuar në sidomos në trajtimin e rasteve të shënjestruara.
Gashi në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë që prej dhjetorit të vitit 2015 deri në qershor 2019 janë shënjestruar 51 raste, në të cilat janë përfshirë 372 persona.
“Nga 15 rastet e gjykuara me aktgjykim përfundimtar, ku janë përfshirë 48 persona të akuzuar, 34 persona apo 71% të tyre, janë liruar nga gjykatat, ndërsa 14 persona apo 29% të tyre, janë dënuar”.
“Politika e dënimeve ndaj këtyre 14 personave nuk është adekuate dhe përmes saj nuk arrihet qëllimi i dënimit. Nëntë prej të akuzuarve janë dënuar me burgim efektiv, ndërsa 5 të akuzuar janë dënuar me gjobë”.
Gashi ka theksuar se në shumicën e këtyre raporteve dalin në përfundim që në Kosovë bëhet drejtësi selektive dhe dështimi më i madh ka qenë në trajtimin e rasteve e lëndëve të shënjestruara.