Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Vërtetimi për të kaluarën kriminale – cenimi i sigurisë juridike”, raporton Ekonomia Online.
IKD-ja këto veprime i ka cilësuar si cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë juridike të qytetarëve dhe personave juridikë në Kosovë.
Gëzim Shala nga IKD-ja, tha se Republika e Kosovës e ka për detyrë të përafroj legjislacionet me ato të Bashkimit Evropian.
Ai tha se evidencat penale të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë devijuar nga përcaktimet ligjore ku në këto evidenca është futur edhe dënimi me gjobë.
“Sa i përket evidencave penale lidhur me dënimet nga e kaluara këto përbëjnë ndërhyrje në të drejtat e njeriut. Në kuadër të Bashkimit Evropian funksionin sistemi informativ i të dhënave penale. IKD ka gjetur se si pikë relevante në këtë sistem vetëm aktgjykimin ka marrë formën e prerë. Republika e Kosovës e ka për detyrim të përafroj legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian. Ligji për Këshillin Gjyqësor në evidencat penale menaxhon këshilli gjyqësor”.
” Evidencat penale të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë devijuar nga përcaktimet ligjore ku në këto evidenca është futur edhe dënimi me gjobë. IKD ka siguruar një dërgesë dhe ka kërkuar sqarim nga policia e Kosovës. Polica e Kosovës me kërkesën e personave fizik lëshon për të njëjtit certifikatë për të kaluarën kriminale. IKD nga monitorimi që ka bërë tash e disa vite një procedurë mund të zgjasë shumë gjatë dhe është e kundërligjshme ku institucionet e kërkojnë këtë certifikate. Kjo certifikatë nuk është në përputhje me kodin penal. Për këtë raport IKD ka bërë përfundimet”.
Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se kanë dalë me rekomandime për Policinë e Kosovës , Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorin e Shtetit.
“Ne kemi dalë më rekomandime për Policinë, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorin e Shtetit. Policia duhet të heq dorë nga lëshimi i këtyre vërtetimeve nga e kaluara kriminale për personat fizik dhe juridik. Këshilli Gjyqësor duhet të ndryshojë rregulloren për mbajtjen e evidencës penale dhe të heq dënimet me gjobë për evidencën kriminale. Institucionet publike duhet të ndalojnë obligimin e qytetarëve për të pajisur më këto obligime. Ministria e Punëve të Jashtme të lobojë në dy drejtime që mos të kërkojë nga qytetarët prezantimin e të kaluarës kriminale”
“Në drejtimin e dytë që të avokojnë dhe të mos pengojnë qytetarët tonë në të drejtat e këtyre ambasadave. Avokati i Popullit të rekomandoje Këshillin Gjyqësor që ta ndryshojë këtë rregullore dhe me harmonizimin e rregullores për mbajtjen e evidencave penale me ligjin bazik përkatësisht KPRK-në”, tha ai, raporton EO.