Alban Ramosaj është artist shumë i dashur për publikun.
Ai nuk është shumë aktiv me projekte muzikore, por së fundi ka njoftuar për një të tillë, shkruan lajmi.net.
Pas disa muajsh pauzë nga kënga e fundit, Albani ka vendosur të punojë edhe një këngë të re, e cila mban titullin “Ike”, por nuk e zbulon datën e publikimit.
Bazuar në fotografitë përmes të cilave këngëtari ka njoftuar për këngën, nënkuptohet që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Albani është “Bitchi Mesnatës”, këngë kjo me videoklip që përmban pamje eksplicite.
https://www.instagram.com/p/Bhwlsb6nfle/?taken-by=albanramosaj