Ikja nga Kosova dhe ndikimi rus

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 23:39 | Nga Halil Matoshi

(Ikja kinse masive nga Kosova âsht ose rrenë për përfitime politike ose propagandë – Fake News- për interesat ruse në rajon…)

E vertete âsht që edhe unë shkoj e pres për një vizë. Me orë, e punoj për Qeverinë e vendit tim.
Po kush merr vizë (zyrtare, pune apo turistike) e pret biletë avioni nuk është ikje. Është lëvizje ligjore.
Njerëzit shkojnë zyrtarisht për punë e biznes.
Shkojnë te familja.
Viza jepen për bashkim familjar.
Për punë. E pse mos me shku me punu?
Kosova nuk âsht Zvicër!?
Kemi nevojë për punë e pare.
Po shkojnë gjinja edhe për qef.
Ikja bâhet PA VIZA!?
Si më 1990.
Me dhunë, si më 1999.
Dhe p’ej zori si më 2015.
Me heçamë, maleve e prrojve.
Kah Tisa. Ju kujtohet!???
Me autobusa, kur të ndjek nji anmik mas, siç na ndiqte Serbia, në vitet ‘90 të shekullit të kaluem.
Kemi jetu me ndihma e s’kemi ikë.
Ju kujtohet mielli e zejtini i “Nânës Terezë”!?
Kemi rezistu do, s’kemi ikë n’Suedi.
Paramendojeni Kosovën sikur të iknim të gjithë!?
Pra hiçnu agjendave opozitare se po rrejnë!
Dhe ju, disa portale të Prishtinës po rreni, për hesape të opozitës dhe për me ba Fake News! Klikime.
Kosova nuk po zbrazet.
Kosovarët duen punë!
Po e duen ma shumë Kosovën.
Pra nuk po ikin.
Kosova nuk braktiset kurrë!
Unë dhe familja ime nuk kemi ikë as nën shiun e granatave të Serbisë më 1999.
Na kanë lypë shumë pare. S’kemi pasë.
(***)
Nuk po ikin as më të varfërit.

Me marrë vizë të rregullt nga një shtet i BE-së ose cilido qoftë shtet, nuk âsht ikje. Âsht leje me dalë, me fitu, me e ndreq jetën.
E kush do, kur do me u kthy te sh’pia. N’atdhe.
() Mos rreni mâ!!! Se âsht tradhti ndaj atdheut! ()
Propaganda se në Kosovë nuk ka bukë âsht e Serbisë, bâhet me pare t’Rusisë!
A nuk e tha antishqiptari ndër ma t’poshtrit Ivica Daćič: “Ju jepnu viza (shtetet e BE-së) ne u japim autobusa”!?
Tregim i shpifur.
Tjerat janë histori plot vështirësi në Kosovë. Ka papunësi e padrejtësi.
I dijmë tê gjithë!
Por që mund t’i zgjidhim bashkë.
Ju lutem, mos rreni me shti n’dorë pushtet politik ose për hesape ruse!?

Të ngjashme