Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Kombëtare të Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media ka theksuar se ndotja e ajrit po e rrezikon shëndetin e popullatës.
Sipas IKSHP-së stina e dimrit shënon vlerat më të larta të ndotjes së ajrit, duke përmendur edhe burimet e ndotjes.
“Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet “.
Ky institucion tregon edhe masat që duhet të ndërmerren për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.
Postimi i plotë: