Remzi Ejupi dorëzoi të shtunën 1 mijë teste për Coronavirus në IKShPK

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni kosovar, Remzi Ejupi, ka shtuar rezervat e testeve për COVID-19 në IKShPK.

Përmes një donacioni, Ejupi ka dorëzuar të shtunën në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës 1000 teste për detektimin e COVID-19.

Lajmin për dorëzimin e kiteve testuese nga Ejupi e ka konfirmuar zyrtari për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Kjo nuk pritet të jetë sasia e vetme e testeve me të cilat Ejupi do të ndihmojë IKSHPK’në, duke premtuar ditë më parë mbi 10 mijë teste.

“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ka premtuar se është duke i pritur edhe 11,000 të tjera nga prodhuesit në Gjermani për t’i sjellë në Kosovë”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, Ejupi udhëheq edhe klubin e futbollit, FC Prishtina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme