Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.
Në apelin e IKSHPK-së thuhet se varianti Delta po vazhdon që të përhapet me shpejtësi dhe se po bartet shpejt prej një personi në dhjetëra persona të tjerë.
“Delta varianti po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Postimi i plotë: