IKSHPK bën apel për kujdes gjatë ushqimit, cilat ushqime nuk duhet të konsumohet

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe një herë, ka bërë thirrje për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Kjo thirrje vjen pas numrit të madh të qytetarëve që janë hospitalizuar për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

“Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës: Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi; Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht; Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj; Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier; Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier; Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm; Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë; Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer; Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet; Nuk duhet të ringrihet”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Të ngjashme