IKSHPK bën thirrje për kujdes: Omicron është varianti dominues në qarkullim

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat në mënyrë strikte kundër Covid19.

Sipas njoftimit, Omicron ka shtuar dukshëm intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen, thuhet në njoftimin e IKPSHK-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme