Qindra qytetarë kanë kryer testimet të enjten në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për të mësuar a janë të prekur nga Covid-19. Qytetarët që janë testuar shprehen të kënaqur me shërbimet dhe kohën e shpejtë të kryerjes së testit, raporton Ekonomia Online.
Burim Binaku, i cili ka bërë testimin të enjten, ka thënë se është shumë e qëlluar kjo metodë e testimit, pasi edhe mund të kryhet më shpejt.
Ai ka thënë se vetëm me anë të një vërtetimit që e ka tërhequr gjatë ditës së sotme menjëherë është thirrur për testim.
Binaku ka shtuar se nuk ka pritje për ta gjatë kohës së testimit.
IKShPK-ja çdo ditë po kryen testime për qytetarët deri në ora 14:00.
Të enjten sipas tyre deri në ora 11:00, janë testuar 257 qytetarë.
.