IKShPK kërkon bartjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinim

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë shtuar thirrjet për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe për vaksinim, raporton Ekonomia Online.

Në rast të shfaqjes së disa simptomave, IKSHPK ka kërkuar të testohen.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.”, kujton IKSHPK-ja përmes një postimi në Facebook.

Të ngjashme