IKShPK publikon raportin, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.

Në total numri i rasteve aktive është 412.

Të ngjashme