Pavarësisht se Ilda na e ka thënë në pothuajse çdo intervistë që ajo ka bërë, se nuk është e lidhur me një futbollist, ne e kemi të vështirë ta besojmë.
Nuk e dimë pse na është krijuar përshtypja se ajo duhet me patjetër të lidhet me një nga djemtë e kombëtares. Ajo është një vajzë shumë seksi, kemi goxha djem beqarë në kombëtare që janë yje, në të tërë kuptimin e fjalës, dhe nisur nga paragjykimi që futbollistët janë paksa don zhuan, hmm nuk e besojmë që ndonjë prej tyre nuk e ka ngacmuar apo propozuar bukuroshen e sportit (sa keq që nuk jemi ne në vend të Ildës).
Gjithsesi, edhe edhe gjatë intervistës së sotme në “Wake Up” Ilda e ka mohuar se është në një lidhje me ndonjë futbollist.
“Unë jam shumë e thjeshtë në jetën e përditshme.. Nuk vë karrierën e dikujt të parën. E di që kjo ide ekziston për gjithë femrat e ekranit, nuk jam e vetmja. Shumica e futbollistëve në botë janë të lidhur me velina apo femra të ekanit dhe prandaj të gjithë kanë bindjen se unë duhet të lidhem me patjetër me një futbollist. Po e them edhe një herë që nuk jam e lidhur me një futbollist. Vazhdoj ta theksoj, po njerëzit s’heqin dorë. Nuk ka rëndësi fare fusha. Nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra të tjera më të rëndësishme kur zgjedh njeriun e zemrës”, u shpreh ajo.
Por nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se cili nga djemtë e kombëtares i duket më seksi dhe ne jemi dakord me zgjedhjen e saj: Eros Grezda, e ndërsa jashtë kombëtares Jurgen Gjasula, i cili luan në Gjermani.
Si ju duken?