Kandidati i LDK-së për kryetar komune, Ilir Ferati ka vizituar familjet Ademajt e Lubovës dhe Osmanajt e Gurrakocit.
Ferati u shpreh se qytetarët janë bashkuar tashmë në rrugëtimin për Istogun.
“Ademajt e Lubovës dhe Osmanajt e Gurrakocit ia dhanë hijeshinë kësaj nate me mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të fuqishme.
Qytetarët janë bashkuar tashmë në këtë rrugëtim për Istogun e të gjithëve, pa dallim.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai.