Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka po bëhet një etapë e re e zhvillimit ekonomik në Istog.
“Etapë e re e zhvillimit ekonomik në Istog. Brenda 18 muajve, 150 vende pune për qytetarët tanë, e gjithë kjo me një investim prej 8 milionë eurosh, të mbështetur nga biznesmenë të diasporës sonë në Francë me investitorin Hazis Vardar, si rezultat i ekzekutimit të mirëfilltë të rrjetit shqiptar të bizneseve, në krye me Naim Dedushaj. Kompania farmaceutike Pharmabel, një fabrikë e barnave që tani do të operojë në Dubravë, aty ku sot u vendos gurthemeli i saj, ndërsa tutje vazhdon punësimi i të rinjve dhe promovimi i Istogut si qytet inovativ, në të cilin po shndërrohet”, ka shkruar Ferati.