Ilir Ferati takohet me banorët e fshatit Veriq: Diskutuam për investimet që i kemi bërë bashkë

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati është takuar me banorët e fshatit Veriq.

Ferati theksoi se në këtë takim temë diskutimi ka qenë investime dhe planifikimet për mandatin e ardhshëm.

“U takuam me banorët e fshatit Veriq, së bashku me kandidatin tonë Bedriun. Të mirëpritur disa herë këtu, diskutuam për investimet që i kemi bërë bashkë, ndërsa planifikimi për katër vitet e ardhshme do të bazohet sërish në kerkesat tuaja dhe përkushtimit tonë ndaj tyre”, u shpreh Ferati.

Të ngjashme