Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar një fermë model në fshatin Gushavc, e cila numëron mbi 500 krerë lopë dhe mbi 400 hektarë të mbjella me grurë e misër.
Ai vlerësoi përkushtimin e fermerëve dhe theksoi se bujqësia do të jetë prioritet në mandatin e ardhshëm.
Ferati prezantoi planin e tij për 4 vitet e ardhshme, që përfshin sisteme ujitjeje, leje ndërtimore falas, heqje taksash të padrejta dhe programe si “Fermeri i Ri” dhe shërbimi mobil agronomik e veterinar.