Ilir Meta: Dënoj aktin kriminal ndaj prokurorit Arjan Muça

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka thënë se e dënon me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, prokurorit Arjan Muça.

Sipas tij, organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligj-zbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

“Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij”.

“Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët”.

“Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme