Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuvendit me këtë rast.
Ai ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e paradës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, si dhe ka zhvilluar takime me presidentin Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare, raporton Gazeta Express.
Pas këtyre aktiviteteve, presidenti Meta ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Eliot Engel, si dhe me dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cilët i ka uruar për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.