Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vazhdon e takimeve që ka zhvilluar në Kosovë, ai ka ndaluar edhe tek familja e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Këtë e ka bërë të ditur vet Meta, i cili ka publikuar edhe disa fotografi në faqen zyrtare Facebook, ku shkruan:
Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.