Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t’i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm në Shqipëri dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.
Ai ka thënë se zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi, njofton Klan Kosova.
“Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.
“T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe”.
“Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t’u përmbysur. Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.