Ilir Meta tregon arsyet pse nuk e dekretoi Gent Cakajn

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qëndruar dje në Kosovë, ku ka qenë i ftuar në një intervistë televizive. Meta ka folur për çështjet të ndryshme përfshirë edhe mos dekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Punëve të Jashtëm

Sipas presidentit shqiptar mos dekretimi i Cakajt ka të bëjë me detyrën tepër delikate e Ministrit të Jashtëm. Ministria e Jashtme ka pasur në proces disa çështje mjaft të rëndësishme përfshirë edhe dialogun Shqipëri-Greqi.

“Dialogu në mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje mjaft e komplikuar sa i përket delimitimit, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim të posaçëm”

Meta ka thënë se përveç këtyre çështjeve, si President i Republikës së Shqipërisë nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme për Cakajn.

“Kjo më ka shtuar pasigurinë në interpretimin e duhur të politikës së jashtme të Shqipërisë prej tij, për arsye të mosnjohjes, për arsye të mungesës së përvojës në detyra diplomatike, pra ka pasur një përvojë prej 6 ose 7 muajsh në postin e zëvendës-ministrit të jashtëm dhe me këto kushte mendoj se është marrë vendimi i duhur që Kryeministri Rama ka marrë edhe përgjegjësinë e Ministrit të Jashtëm” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme