Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka uruar Distria Krasniqin e cila fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidenti shqiptar po ashtu ka përgëzuar edhe trajnerin e xhudos Driton Kukën dhe gjithë ekipin të cilët, sipas Metës, nuk na kanë zhgënjyer kurrë.