“Jam me fat që isha pjesë e këtij filmi dhe të punoj me regjisorin Johannes Fabrick, i cili shquhet për një mjeshtëri të veçantë regjisoriale si dhe krahas aktorëve Matthias Koeberlin, Barbara Auer dhe Felix Vörtler”, ka thënë shkurt për KultPlus aktori Ilir Rexhepi . Filmi gjerman “Benede” pritet të jepet premierë në vitin 2017
Aktori Ilir Rexhepi po ecë drejt sukseseve të reja në fushën e aktrimit.
Kosovari që jeton në Gjermani është angazhuar në filmin gjerman “Benede” ku luan ndër rolet kryesore, krahas artistëve më të mëdhenj të kinematografisë gjermane.
Besimi që i është dhënë për të luajtur në këtë film paraqet njëherësh suksesi e tij më i madh të deritashëm në fushën filmike.
“Benede” është projekt filmik që realizohet për televizionin publik gjerman ZDF i cili njihet për prodhimin e filmave të njohur.