Fitues i “Big Brother Albania VIP”, Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për revistën Class, ku ndër të tjera ka folur dhe për mënyrën se si e shpenzoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që mori në përfundim të programit.
Ai tregoi se jo vetëm nuk kishte mbetur asgjë, por edhe formën se si i kishte shpërndarë.
“S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet. Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të fillonte programi.
Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma.
Për veten, jam i kënaqur dhe më mjafton emri i fituesit. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që më përkrahën. Unë nuk hyra për para në BBV dhe jam shumë mirë kështu”, u shpreh balerini.
/news-31