Drejtori i deritanishëm i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilrik Musliu, ka folur sot për shkarkimin nga detyra të cilin kryetari i Komunës, Përparim Rama, e kumtoi dje përmes Facebookut.
Musliu ka thënë se për vendimin rreth shkarkimit të tij nuk është njoftuar zyrtarisht, por vetëm përmes një njoftimi të shkruar nga Rama në Facebook.
Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së, është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhje për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Musliu thotë se pak ditë më parë mori lëvdata nga Rama dhe nuk ka marrë asnjë kritikë në lidhje me punën e tij.
Musliu shkarkimin e tij e ka quajtur si provokim të ulët politik që i është bërë PDK-së, si partner i koalicionit në Komunën e Prishtinës.