Imami i Qabesë fali namazin dhe mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Prishtinë | 09 Maj 2025 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Mijëra besimtarë nga e gjithë Kosova u mblodhën sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e Xhumasë nën udhëheqjen e njërit prej imamëve më të njohur të botës islame – Dr. Bandar Belilah, imam i Qabesë në Mekë.

Vizita e tij zyrtare në Kosovë është cilësuar si një ngjarje e rrallë dhe e veçantë për komunitetin mysliman në vend.

“Imami i njohur nga Arabia Saudite, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para një numri të madh të besimtarëve që ka ngjallur interes tek besimtarët nga e gjithë Kosova.

Në hytben e tij, Dr. Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame, forcimit të besimit dhe unitetit në mesin e myslimanëve, duke përçuar mesazhe paqeje, mirësie dhe drejtësie. Ai gjithashtu falënderoi popullin e Kosovës për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj fesë islame”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Të ngjashme