“Imazhet e munguara” bashkohen për histori universale

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 13:22 | Nga

Kartolina të modifikuara që bashkohen për të krijuar një botë të fantazisë së artistes, videoinstalacione, melodi me tekste të këngëve mbi emigracionin, fotografi dhe një djep i dekoruar me lule shumëngjyrëshe e kompletojnë hulumtimin artistik mbi imazhet e munguara.

Por ndryshe prej titullit të ekspozitës, këto imazhe duket se janë më të pranishme se asnjëherë tek qëndrojnë të ekspozuara në muret e sallës së katit të dytë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njësoj sikurse e gjithë karriera e protagonistes, edhe veprat që ka sjellë në kryeqytet mbështeten mbi marrëdhënien midis imazhit dhe kujtesës. E lindur në Tiranë, me origjinë nga Kosova, Vénera Kastrati artin e saj e zhvillon në Milano të Italisë.

Ekspozita e hapur në GKK, të mërkurën mbrëma, është një lloj retrospektive që nis më 1999 dhe përfundon më 2016. Midis kësaj periudhe kohore janë realizuar veprat e saj të përmbledhura në ekspozitën e kuruar nga italiani Marco Bazzini, të titulluar “Imazhet e munguara”.

Titulli i ekspozitës, siç e ka zbërthyer edhe vetë Kastrati bazohet në një instalacion me fletore, që është ekspozuar nëpërmjet pjesës me xhama, rreth së cilës vizitorët lexojnë me kujdes mbishkrimet e kartolinave teksa shkëmbejnë komente mes vete.

Bazzini në fjalën e publikuar në katalog të ekspozitës ka shkruar se në këtë vepër ajo “bëhet depo e ndjeshme e kujtimeve, vend i origjinave të shpërngulura që mund të rirregullohen vetëm me ndihmën e kujtimeve, zërave dhe objekteve të tjera të dashura”…

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme