Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar tryezën e diskutimit mbi “Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane me qëllim të promovimit të kërkesave që dalin nga MSA. Në tryezë u tha se Implementimi i obligimeve nga Bashkimi Evropian që dalin në kuadër të MSA mbeten sfidë e madhe për vendin.
Sfidë e madhe për Kosovën mbetet implementimi i kërkesave që vijnë nga Bashkimi Evropian të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
Në raportin e fundit të Bashkimi Evropian për Kosovën , thuhet se vendi duhet të bëjë më shumë në Sistemin e Gjyqësorit në pavarësimin e tij nga ndikimi politik si dhe Luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Sevdije Morina, zëvendëskryeprokurorja e shtetit ka thënë se Prokuroria e Shtetit, po bën mjaftueshëm punë në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Ndërsa Njomza Emini, nga Komisioni për Integrime Evropiane tha se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit rrit përgjegjësinë e Kosovës në kuptim të zbatimit të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsionit Shaip Havolli, tha se sa i përket masave legjislative është duke u bërë rishikimi i krejt kornizës ligjore dhe amandamentimi në mënyrë që të përmbushen kërkesat nga BE.
Kurse Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se Bashkimi Evropian është një dritë që duhet të ndiqet dhe është e vetmja dritë e vërtet që duhet ta ndjekim e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian cilësohet si dokumenti më i rëndëshishëm, njëherësh është edhe marrëveshja e parë e nënshkruar me Bashkimin Evropian.