Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, është deklaruar lidhur me gjetjen e një sasie të madhe të drogës, rast ky i ndodhur vetëm një ditë më parë.
Ai ka thënë se kjo sasi droge, nuk kishte destinacion komunën të cilën ai drejton.
”Kjo është dukuri e keqe për të gjithë Kosovën, për të gjithë vendin, jo vetëm për Lipjanin. E keqja është se s’është dashur fare të lejohet të hyjë në kufi, sepse kur hyn në kufi, është pak e rëndësishme a është në Prishtinë, a në Lipjan apo ku është”.
Ahmeti madje tregoi edhe për reagimin e qytetarëve lipjanas pas këtij aksioni.
”Shumica e qytetarëve e kanë marrë me batuta. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky është një aksion më i gjerë, më i koordinuar siç janë deklaruar tashmë edhe prej DEA-s në SHBA atje e të tjerat në Kosovë”, ka deklaruar Ahmeti.