Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar zgjedhjet e brendshme në degën e saj në Lipjan. Për të tretën herë, shef i LDK’së në këtë degë është zgjedhur Imri Ahmeti.
Pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë, Ahmeti ka falenderuar Lipjanin.
“Faleminderit Lipjan! Besimi juaj obligim e motiv shtesë për të vazhduar me korrektësi e përgjegjësi me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti para disa muajve kishte thënë se nuk e ka në plan që të kandidojë për pozitën e të parit të LDK’së, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga strukturat e partisë.