Imuniteti natyror, më mbrojtës gjatë Delta – Studimi: Infeksioni i mëparshëm, më mirë se vaksinimi gjatë valës së Delta

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit që kanë qenë infektuar më parë me Covid-19 kanë qenë më të mbrojtur kundër variantit Delta se sa ata të vaksinuarit, ç’ka sugjeron se imuniteti natyror ka qenë një mbrojtjte më e fortë se vaksinat kundër variantit, sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, mbrojtja më e lartë kundër Delta ishte tek ata me imunitet nga vaksina plus natyror, dhe më e ulëta tek ata që nuk ishin vaksinuar apo kaluar sëmundjen fare. Por, vaksinimi qëndron strategjia më e sigurtë kundër covid-19, sipas studimit, të publikuar tek Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Rezultatet nuk aplikohen me variantin Delta, që zë tani 99.5% të rasteve me Covid-19 në SHBA. “Provat në këtë raport nuk ndryshojnë rekomandimet e vaksinimit”- tha Ben Silk i agjencisë dhe autor i studimit. “Vaksinimi është ende mënyra më e sigurtë për t’u mbrojtur nga Covid-19”- shtoi ai. Për studimin, zyrtarët në Kalifroni dhe Neë York, mblodhën të dhëna nga Maji në Nëntor, periudhë ku varianti Delta ishte mbizotërues.

Studimi tregoi se njerëzit që i mbijetuan një infeksioni të mëparshëm kishin norma më të ulëta të sëmundjes së Covid-19 se njerëzit që vetëm ishin vaksinuar. Kjo përfaqëson një ndryshim nga periudha ku varianti Alpha ishte mbizotërues, sipas Silk, që shton se atëherë, vaksinimi mbronte më shumë. Megjithatë, marrja e imunitetit natyror ka rreziqe të mëdha.

Sipas studimit, deri më 30 Nëntor 2021, thuajse 130,780 banorë në Kaliforni dhe Neë York kishin vdekur nga Covid-19. Në studim, nuk përfshihej ashpërsia e infeksionit fillestar ku u morr imuniteti. Një limit tek studimi ishte se u ndërmorr përpara se të administroheshin në masë dozat nxitëse të vaksinës.

Ekspertët thonë se Agjencia po studion edhe ndikimin e vaksinimit, dozave nxitëse dhe infeksionit të mëparshëm, gjatë valës së Omicron dhe të publikojë raportime të tjera menjëherë sa të disponohen të dhënat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme