IMVD: Vetëm 12 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje, jo 101

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 15:29 | Nga

Përmes një hulumtimi të publikuar, Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike në Kosovë ka informuar qytetarët se lista e shpërndarë nëpër medie dhe rrjete sociale me 101 gra të vrara si pasojë e dhunës nuk është e saktë.

Sipas IMVD-së, hulumtimi i bazuar nga rrjetet sociale dhe mediumet, tregon se vrasjet që realisht kanë ndodhur në Kosovë janë 12, e jo 101.

“IMVD i është referuar burimeve të hapura dhe ndërmarrë një hulumtim për secilin rast veç e veç. Hulumtimi është bërë duke ju referuar burimeve të hapura, ato të mediumeve dhe rrjeteve sociale, dhe nga këto burime del se nga kjo listë prej 101 rasteve, janë 12 vrasje që kanë ndodhur në Republikën e Kosovë, dhe jo siç keq informohet publiku, për 101 raste të tilla”.

“Në lidhje me emrat në këtë listë, përveç 12 vrasjeve, të gjitha vrasjet e tjera kanë ndodhur jashtë terrorit të Republikës së Kosovës, respektivisht shumica e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Shqipëri, por ka raste të cilat kanë ndodhur edhe në Itali, Zvicërr dhe Gjermani”

“Po ashtu nga ky hulumtim është vërejtur se në këtë listë janë përfshirë edhe vrasjet të cilat nuk hyjnë në kategorinë e dhunës familjare, por që janë vrasje me motive krejtësisht të tjera”, shkruan në komunikatë.

Sipas hulumtimit të Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike, dymbëdhjetë gratë e vrara si pasojë e dhunës familjare janë:

  1. Zenepe Bytyqi
  2. Diana Kastrati
  3. Donjeta Pajazitaj
  4. Antigona Morina
  5. Miradie Hetemi
  6. C 66 Vjeqare –Vret Gruan dhe Vetën
  7. Valbone Nrecaj
  8. Dafina Zhubi
  9. Igballe Llaloshi
  10. Sevdije Berisha
  11. Valbona Marku dhe vajza e saj

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme