1.2 milion euro janë investuar në Parkun Teknologjik “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit. Kjo hapësirë me mbi katër mijë metra katrorë, është investim i Ministrisë së Ekonomisë.
I pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti, i cili premtoi më shumë mbështetje këtij sektori. Shefi i ekzekutivit tha se me ndërtimin e këtij Parku, tregon përkushtimin e tyre si Qeveri.
“Parku Teknologjik ‘Tech Park Prishtina’ është një rezultat i punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe po investohen 1.2 milion euro dhe ka mundësuar investimin me mbi 4 mijë metra hapësirë. Investimi në këtë park tregon përkushtimin tonë si Qeveri. Ky investim nuk ka të bëjë vetëm për këtë hapësirë, por për rininë tonë dhe të ardhmen tonë. Në këtë rrugëtim është me rëndësi që sektori privat e publik ta kuptojnë rëndësinë që ofron ky Park”, tha Kurti.
“Përveç këtij parku, po investojmë së bashku me Qeverinë gjermane edhe në trajnime të inovacionit në Prizren. Përmes MINT-it po investohen tetë milionë euro, ndërsa Qeveria gjermane po investon pesë milionë euro”, u shpreh Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ndërtimin e këtij Parku ka qenë kërkesë e vazhdueshme e kompanive të TIK-ut, raporton EO.
“Vizioni ynë është në zhvillimin e këtij sektori. Keni prioritizuar me parkun në Bërnicë dhe kemi përfunduar ndërtimin e objekti ofron zyra e salla takime dhe hapësirë për punë ekipore. Është veçanërisht e dobishme që me ndërtimin e këtij po vjen në kohën kur kompanitë e TIK-ut nuk kanë kufizime”, u shpreh ajo.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se STIK-u do të vazhdoj ta ketë në pronësi edhe për pesë vite këtë Park.