Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj incidentit që ka ndodhur sot ndërmjet këshilltarëve komunalë Sami Salihu dhe Fehmi Kupina.
Ai ka bërë me dje se dhuna e papranueshme dhe e dënueshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Rama ka shkruar se pret që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi.
“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama.