Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos sot në Loznicë të Serbisë. Sipas zyrtarëve serb i dyshuari për këtë rast është kosovari i arratisur nga burgu i Kosovës A.H.
Lidhur me këtë kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, duke apeluar për shmangie të lëvizjes përmes territorit serb.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet mes tjerash në njoftim.