Një kamarier është sulmuar fizikisht nga një polic jashtë detyrë zyrtare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, në barin e një hoteli në zonën e Skelës, në Vlorë.
Raportohet se të dyshuarit i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar suspendimin e nënkomisarit Ardian Isufi, deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Pamjet e incidentit janë publikuar nga News 24.