Në minutën e 52-të të ndeshjes finale të Kampionatit Botëror Rusia 2018, ka ndodhur një incident që është lëshim serioz i organizatorëve dhe u trajtua në mënyrë turpëruese nga FIFA dhe regjia qendrore.
Pamjet tregojnë katër persona duke iu shmangur kontrollit të sigurimit dhe duke hyrë në fushën e lojës.
Sigurim intervenoi duke i kapur cenuesit e fushës, por në momentin që filloi tërheqja e tyre zvarrë nga terreni, regjia transmetoi një xhirim të përsëritur nga një rast i mëhershëm për shënim dhe shikuesit nga e gjithë bita që nuk ishin në stadium nuk e panë këtë veprim të pjesëtarëve të sigurimit të stadiumit.