Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt (TM4) 2018.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.1% në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (6.5%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (3.0%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (1.1%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (0.4%); prodhimi i pijeve (0.1%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (0.1%); dhe prodhimet kimike (0.1%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i metaleve (-5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.3%); druri dhe prodhimet e drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-2.3%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.5%); prodhimet minerale jometalike (-0.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.6%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve
(-0.5%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove
(-0.1%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.3%. Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimet minerale jometalike (5.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.8%); prodhimi i metaleve (4.2%); prodhimi i mobiljeve (3.9%); përpunimi i produkteve ushqimore (3.8%); prodhimi i pijeve (3.8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (3.2%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (1.4%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (1.1%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.1%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-10.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-6.9%); prodhimet kimike (-2.5%); druri dhe prodhimet e tij, si dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-2.4%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.0%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-1.3%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.8%).