INDEP: Institucionet të pakoordinuara, mbesin pa zbatuar masat nga Ligji për Rimëkëmbje

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 11:13 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes një konference për medie ka publikuar të dhënat e raportit “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”, raporton Ekonomia Online.

Dardan Abazi, nga INDEP, tha se edhe Kosova si shumica e vendeve ka bërë hapa në neutralizimin e efekteve të pandemisë, por që sipas tij, proceset që ka kaluar vendi kanë shkaktuar shumë pengesa.

Sipas tij, duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe të përgatitet një listë e qartë me objektivat e synuara.

“INDEP ka monitoruar pakon e rimëkëmbjes e cila ka ardhur në një kohë kur të gjitha vendet e botës po përpiqen të neutralizojmë efektet negative që ka lënë pandemia në ekonomi. Edhe Kosova ka bërë kështu ani pse ka ardhur në kohë delikate të politikës vendore. Është projekt i rëndësishëm sepse shohim se si janë prekur sektorët kryesor si ai i energjisë e mjedisit”.

“Punimi gjen se Pakoja e rimëkëmbjes është hartuar pa përfshirjen në diskutim të të gjitha palëve, përfshirë palëve zbatuese, se dispozitat sa i takon taksës së energjsë së ripërtrishme kanë ngecur në zbatim për shkak të vendimeve të Qeverisë për të mos financuar subvencionimin sipas kërkesave ligjore, si dhe ka pasur një mungesë të komunikimit të duhur ndërinstitucional për zbatimin e pakos, në veçanti në fushën e mbledhjes së statistikave. Si rekomandime, INDEP-i rekomandon institucionet të sigurohen që çdo pako tjetër që miratohet në të ardhmen, të jetë paraprakisht e konsultuar me të gjitha palët e përfshira në process, që Trusti Pensional në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës të mbledhë të dhëna statistikore mbi shfrytëzimin e mjeteve të Trustit, Qeveria e Kosovës të siguroj fondet e nevojshme për zbatimin e dispozitave ligjore sa i takon subvencionimit të tarifës së burimeve të ripërtrishme dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore të veproj shpejtë për të sqaruar nëse lirimi nga pagesa e rentës mireare, është në shpërputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-100 për Ndihmën Shtetërore”, u tha tutje në konferencë.

“Përmes kësaj platforme të thjeshtë informojmë qytetarët për masat e pakos së rimëkëmbjes sa janë zbatuar ato deri më tani. Rekomandojmë që prezantimi i masave të reja të bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse. P.sh lirimi nga pagesa minerare është bërë pa u konsultuar. Duhet më shumë bashkëpunim”.

“Duhet të ketë një listë të objektivave të qarta. Ligji i rimëkëmbjes nuk ka ndonjë politikë shtesë për matjen e suksesit të këtyre masave”.

Kurse Kaltrina Rexha, nga kjo organizatë, tha se mosbashkëpunimi ndërinstitucional ka shkaktuar edhe moszbatim të disa masave, raporto EO.

Ajo më tej ka sqaruar se kanë publikuar pesë raporte të tilla që qëllim kanë pasur monitorimin e zbatimit të këtyre masave.

“Ky projekt ka filluar implementimin në fillim të dhjetorit 2020 në kohën kur fillon zbatimi i pakos emergjente. Kemi për qëllim informimin e qytetarëve lidhur me zbatimi  e kësaj pako. Ne kemi bërë çdo muaj nga një buletin ku deri me tani kemi bërë 5 të tillë që përfshijnë tema të ndryshme”.

“Kemi si temë të buletineve si atë të fonacionit për garanci kreditore, hapjen e dritareve që të jetë sa më afër qytetarëve në mënyrë që të bëhet likuiditeti i bizneseve që ndihmon në rimëkëmbjen ekonomike. Ne po lansojmë platformën për të parë qytetarët se deri ku ka arritur zbatimi i këtij ligji”.

“Të gjitha këto rekomandime vijnë si rezultat i të gjeturave tona për disa muaj. Mosbashkëpunimi ndërinstitucional ka shkaktuar edhe moszbatim të disa masave”.

Të ngjashme