India shënon rekord të ri, mbi 5 mijë raste ditore me COVID-19

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

India ka shënuar rritje rekord të infeksioneve ditore me COVID-19.

India regjistroi 5.224 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e kaluara – rritja më e madhe ditore në vend në infeksione të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend është 96.1169, përfshirë 3,029 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes në Indi.

Shteti i Maharashtra – shtëpia e Mumbait – ka raportuar më së shumti raste, me 33.053 infeksione dhe 1.198 vdekje, transmeton lajmi.net.

India thotë se ka rritur kapacitetin e saj të testimit dhe deri më tani, më shumë se 2.3 milionë njerëz janë testuar në të gjithë vendin, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore.

Të dielën, India njoftoi se ishte duke zgjatur bllokimin e saj deri në fund të muajit, raporton Cnn, transmeton lajminet.

Të ngjashme